Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në Prishtinë, ku ishin përfshirë dy motoçikleta dhe një veturë.
Njëri nga ta është në gjendje të rëndë, i cili po trajtohet në Qendren Klinike dhe Universitare.
Lidhur me këtë detaje ka dhënë doktori Avdush Bajgora.
“Gjendja e tij është e rënduar. Ai ka lëndime në kokë, në unazën e dytë të qafës, nuk e ka prekur boshtin spinal. Po ashtu ka edhe lëndime në krahror. Ka lëndime edhe në femur (ashti i kofshës)”, tha Bajgora.
“Pacienti po trajtohet në Qendren Emergjente. Po vazhdojmë ta kemi nën monitorim”, tha ai.