Sot rreth orës 13:30, policia e stacionit në Shtime kishte pranuar disa informata se disa persona në rrugën "Tahir Sinani" gjatë lëvizjes me vetura kanë lejuar që pasagjerët e tyre të dalin me gjysmën e trupit jashtë veturës në xhama, duke rrezikuar jetën e tyre.
Policët e stacionit pas kontrollit të kamerave të sigurisë, kanë identifikuar disa persona ndaj të cilëve kanë iniciuar fletëparaqitje për gjykatë për drejtimin e veturës pa patentë shoferi dhe gjoba kundërvajtjeje prej 150 eurosh pasi kanë lejuar pasagjerët me pjesën e trupit të dalin jashtë veturës në xhama.
Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim dhe për të gjitha kundërvajtjet në komunikacion, ta njoftojnë stacionin më të afërt apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, si dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.
Të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet të plotë.