Sulm fizik ndaj nënës, mesazhe kërcënuese nga bashkëshorti e dhunë ndaj gruas – rastet e raportuara në Polici në 24 orë

Kronikë e zezë

Sulm fizik ndaj nënës, mesazhe kërcënuese nga bashkëshorti e dhunë ndaj gruas – rastet e raportuara në Polici në 24 orë

Më: 11 maj 2024 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.

Rastet e dhunës janë paraqitur në Prishtinë, Fushë Kosovës e Dragash.

Prishtinë 10.05.2024 – 06:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare, e cila ka pësuar lëndime trupore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 10.05.2024 – 01:00. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se përmes telefonit ka pranuar mesazhe kërcënuese nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar.

Fushë Kosovë 10.05.2024 – 13:53. Ankuesja femër kosovare ka informuar, se përmes telefonit është kanosur nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin kishte bashkëjetuar disa vite. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Dragash 09.05.2024 – 18:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat