Arrestohet 23 vjeçari, dyshohet për vjedhje të rënda në objekte fetare në Gjilan

Kronikë e zezë

Arrestohet 23 vjeçari, dyshohet për vjedhje të rënda në objekte fetare në Gjilan

Më: 10 maj 2024 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar se të premten ka arrestuar një person i cili ishte përfshirë në disa vjedhje të rënda nëpër objekte fetare.

Nga Policia Rajonale e e Gjilanit kanë bërë të ditur se i dyshuari mashkull A.K, kishte vjedhur në disa xhami në Gjilan, përfshirë xhaminë në lagjen “Arbëria”, në fshatin Zhegër, Miresh e Kllokot.

23 vjeçari dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në dy raste të tjera të vjedhjeve në shtëpi private.

Derisa, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat