Kërkohen dy persona, pasi e goditën më veturë një mjet të një personi zyrtar, më pas dolën edhe e sulmuan fizikisht

Kronikë e zezë

Kërkohen dy persona, pasi e goditën më veturë një mjet të një personi zyrtar, më pas dolën edhe e sulmuan fizikisht

Më: 10 maj 2024 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë në kërkim policor, pasi të njëjtit kishin goditur fillimisht me veturë nga prapa e më pas e kanë sulmuar edhe fizikisht një person zyrtar.

Policia ka njoftuar se ka nisur rast hetimi.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, dje në mesditë.

“Viktima mashkull kosovar person zyrtar, ka raportuar se një veturë fillimisht e kishte goditur nga prapa e më pas dy persona të pa njohur kanë dalur nga vetura dhe e kanë sulmuar fizikisht. Të dyshuarit gjenden ne kerkim policor, kurse rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat