Policia e Kosovës ka njoftuar se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë kërkuar për ndihmë pasi është hasur një mjet i dyshuar shpërthyes në Gjakovë.
Një person ka lajmëruar Policinë për mjetin që e kishte hasur e që dyshonte se ishte shpërthyes.
Njësiti për deminim i FSK-së e ka larguar mjetin nga vendi, thuhet në njoftimin ditor të PK-së.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim e FSK-së ka larguar mjetin pa incidente”, thuhet në raportin e PK-së.