​Aksident te Qendra e Studentëve, gjashtë persona të lënduar

Kronikë e zezë

​Aksident te Qendra e Studentëve, gjashtë persona të lënduar

Më: 8 maj 2024 Në ora: 09:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë mes dy veturave në Prishtinë, konkretisht pranë Qendrës së Studentëve ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës.

Sipas dëshmitarëve, policia dhe ekipet mjekësore kanë dal në vendin e ngjarje.

Derisa zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti tha për KosovaPress se nga aksidenti kanë pësuar lëndime trupore gjashtë persona.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat