Plas sherri në Konushefc të Podujevës: 33-vjeçari ia thyen veturën dhe xhamat e shtëpisë familjarit

Kronikë e zezë

Plas sherri në Konushefc të Podujevës: 33-vjeçari ia thyen veturën dhe xhamat e shtëpisë familjarit

Më: 2 maj 2024 Në ora: 07:15
Foto ilustrim

Konfliktet në familjet kosovare në shumicën e rasteve eskalojnë në kanosje, dhunë e incidente të tjera. Kështu dyshohet se ka ndodhur edhe dje në fshatin Konushefc të Podujevës.

Këtë herë, një 33-vjeçar po dyshohet se është futur në sherr me një familjar të tij.

Media ka mësuar se i dyshuari i ka shkaktuar dëme viktimës, duke ia thyer veturën, xhamat e shtëpisë dhe derën.

Motivet e rastit akoma nuk dihen por që Policia është njoftuar menjëherë dhe si rezultat një njësi policore ka intervenuar.

Personi i dyshuar është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat