Vidhet kasaforta me para në Viti - policia jep detaje

Kronikë e zezë

Vidhet kasaforta me para në Viti - policia jep detaje

Më: 28 prill 2024 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur kasafortën me para të gatshme brenda objektit të tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:20 dhe është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë hapur me forcë kasafortën që gjendet brenda objektit dhe nga aty kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte para të gatshme”, thuhet në njoftim. 

Rasti nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat