Prishtinë: Djali ushtron dhunë fizike ndaj nënës dhe arratiset, Policia vihet në ndjekje të tij

Kronikë e zezë

Prishtinë: Djali ushtron dhunë fizike ndaj nënës dhe arratiset, Policia vihet në ndjekje të tij

Më: 22 prill 2024 Në ora: 07:34
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur së fundi në një familje në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Burimet e medias brenda Prokurorisë bëjnë me dije se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka njoftuar se i biri pas një konflikti verbal ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në lëvizje, por s’ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar pasi i njëjti është arratisur.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për të siguruar prezencën e të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat