Gjobë ndaj dy personave në Ferizaj që drejtuan motoçikletat e tyre pa dokumentacion të rregullt

Kronikë e zezë

Gjobë ndaj dy personave në Ferizaj që drejtuan motoçikletat e tyre pa dokumentacion të rregullt

Më: 20 prill 2024 Në ora: 21:24
Ilustrim

Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 20:00 në Ferizaj ka ndaluar dy persona, të  cilët po drejtonin motoçikletat e tyre pa dokumentacion të rregullt.

Ndaj personit V.R ( M/K) i moshës 25 vjeçar policia i ka shqiptuar një gjobë për kundërvajtje prej shtatëqind (700) euro, tri  (3) pikë negative dhe tre (3) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit dhe i konfiksoi motoçikletën, sepse po drejtonte motoçikletën pa kategori përkatëse dhe pa regjistrim   ndërsa ndaj personit  F.M (M/K) i moshës 16 vjeçar policia inicoi një fletëparaqitje pēr gjykatë, sepse po drejtonte motocikletën pa patentë shoferi dhe pa regjistim.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek motoçiklistët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë motoçikletat e tyre pa dokumentacion të rregullt.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat