Aksion në Podujevë - arrestohet personi i kërkuar, i dënuar me tri vite burgim

Kronikë e zezë

Aksion në Podujevë - arrestohet personi i kërkuar, i dënuar me tri vite burgim

Më: 19 prill 2024 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Në njoftimin për media thuhet se në një operacion të befasishëm që policia e stacionit të Podujevës ndërmori sot në orët e hershme të mëngjesit, arriti të arrestoj personin e kërkuar, i cili deri sot ishte në arrati.

“B. B, mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas arrestimit nga ana e policisë u dërgua në vuajtje të dënimit prej tri vitesh”, thuhet në njoftim.

Policia nuk ka dhënë detaje tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat