Prishtinasi e kërcënon të dashurën dhe zhduket, 30-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë

Kronikë e zezë

Prishtinasi e kërcënon të dashurën dhe zhduket, 30-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë

Më: 5 prill 2024 Në ora: 07:15
Ilustrim

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë kryesisht nga partnerët e tyre. Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit dhe kjo po dëshmohet çdo ditë me numrin e këtyre ngjarjeve që denoncohen në Polici.

Një rast i tillë është raportuar së fundmi nga një 30-vjeçare në Prishtinë, e cila e ka denoncuar personin me të cilin është në lidhje dashurie qe një kohë dhe bashkëjetojnë.

Burimet kanë bërë me dije se viktima ka deklaruar se është kërcënuar seriozisht nga i dashuri përmes telefonit, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Përballë kësaj situate, e njëjta ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar për arrestimin e të dyshuarit, por i njëjti akoma nuk është kapur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Kanosje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat