Iu shqiptua gjobë në trafik, llapjani kanos verbalisht policin

Kronikë e zezë

Iu shqiptua gjobë në trafik, llapjani kanos verbalisht policin

Më: 3 prill 2024 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të kanosjes verbale ndaj një polici pasi i kishte shqiptuar gjobë një personi në Podujevë.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 11:50.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje trafiku, ka kanosur verbalisht zyrtarin policor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat