​Pasi ndalohet nga policia i dyshuari tenton të ikë, e gjuan armën në lum

Kronikë e zezë

​Pasi ndalohet nga policia i dyshuari tenton të ikë, e gjuan armën në lum

Më: 3 prill 2024 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ndalimit të një personi për kundërvajtje në trafik në rrugën “Luan Haradinaj”, në Deçan, i njëjti ka rezultuar se e ka masën e ndalimit të patentë shoferit.

Poashtu gjatë tentimit për ta kontrolluar të dyshuarin sipas policisë, i njëjti ka filluar të vrapojë duke ikur nga vendi i ngjarjes.

“Zyrtarët policor e kanë ndjekur të dyshuarin dhe gjatë ndjekjes kanë vërejtur se i dyshuari posedonte një armë në dorë të cilën e ka hedhur në lum. Zyrtarët policorë kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin dhe nga lumi kanë marrë një pistoletë me 5 fishekë dhe një thikë”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari sipas raportit të policisë pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat