Leposaviq: Hajnat i hyjnë në shtëpi, i vjedhin sharrën motorike

Kronikë e zezë

Leposaviq: Hajnat i hyjnë në shtëpi, i vjedhin sharrën motorike

Më: 1 prill 2024 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Një kosovar në Leposaviq ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë hapur me forcë derën e hyrjes së shtëpisë, dhe aty kanë vjedhur një sharrë motorike.

Sipas raportimit, vlera e sharrës është 300 euro, dhe të dyshuarit pas vjedhjes janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti i cili u raportua mbrëmjen e së shtunës në polici, është cilësuar “Vjedhje e rëndë.

Policia është duke e hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat