Arrestohet një person në Podujevë, nga pakujdesia dogji disa hektarë mal

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Podujevë, nga pakujdesia dogji disa hektarë mal

Më: 1 prill 2024 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Podujevë, pasi dyshohet se nga pakujdesia ka djegur disa hektarë mal të një personi tjetër.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar.

“Është arrestuar i dyshuar i mashkull kosovar, pasi që nga pa kujdesia e tij kishte djegur-kallur rreth disa hektar mal të ankuesit mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat