Arrestohen dy të dyshuar për tentim-vrasje në Drenas

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar për tentim-vrasje në Drenas

Më: 29 mars 2024 Në ora: 09:36
Ilustrim

Dy qytetarë janë arrestuar në Drenas si të dyshuar për një tentim-vrasje të raportuar tri ditë më parë.

Sipas komunikatës së Policisë, tek njëri nga të dyshuarit është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në rast.

“Drenas / 26.03.2024 – 18:07. Lidhur me rastin është raportuar se me 28.03.2024 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë ku nga njëri prej tyre është konfiskuar një pistoletë që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat