Burri me probleme mendore sulmon dy anëtarë të familjes

Kronikë e zezë

Burri me probleme mendore sulmon dy anëtarë të familjes

Më: 29 mars 2024 Në ora: 09:11

Një qytetar në Fushë-Kosovë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi ka sulmuar dy anëtarë të familjes.

Sipas Policisë së Kosovës, i arrestuari sipas familjarëve vuan nga probleme mendore.

“Fushë Kosovë / 28.03.2024 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovar.

Viktimave u është ofruar trajtim mjekësor dhe urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari që sipas familjarëve vuan nga probleme mendore me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat