Burri në Fushë Kosovë e kërcënon gruan e tij se do t’ia publikojë disa fotografi intime

Kronikë e zezë

Burri në Fushë Kosovë e kërcënon gruan e tij se do t’ia publikojë disa fotografi intime

Më: 21 mars 2024 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Një burrë në Fushë Kosovë dyshohet se pas një mosmarrëveshje me gruan e tij, ka shkuar te familja e saj dhe ka thënë se do t’ia publikojë disa fotografi  intime të saj.

Policia ka bërë të ditur se palët pasi janë intervistuar, me vendim të prokurorit janë liruar.

“Me 20.03.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale  me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar, ky i fundit kishte shkuar te familja e saj (në Ferizaj) dhe i kishte thënë se do ia postoj disa fotografi  të papërshtatshme-intime të saj.

  Palët pasi janë intervistuar, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat