Deponohen mbi 300 euro fals në një bankë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Deponohen mbi 300 euro fals në një bankë në Prishtinë

Më: 21 mars 2024 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një zyrtare e një banke në Prishtinë ka raportuar se janë deponuar 328 euro fals në monedha nga 2 euro.

Bëhet e ditur se monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme.

“Ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se nga klientë të ndryshëm në bankë janë deponuar 328 € para në monedha nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara.

Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat