Është arrestuar një person, mashkull kosovar në fshatin Isniq të Deçanit, pasi i njëjti kishte goditur me veturë dhe më pas kishte ikur nga vendi i ngjarjes në një drejtim të panjohur.
Njoftimi i Policisë:
Me 19.03.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me datën e lartë cekur ka goditur me veturë tre viktimat, një mashkull dhe dy femra kosovarë dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.