Rrahet një i mitur nga dy të tjerë në Leposaviq

Kronikë e zezë

Rrahet një i mitur nga dy të tjerë në Leposaviq

Më: 20 mars 2024 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Një i mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të mitur të tjerë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 17:40, në Leposaviq.

Tutje bëhet e ditur se viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

“Ankuesi mashkull kosovar i mitur, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat