Pasi e kanosi e përzuri nga shtëpia gruan e tij në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Pasi e kanosi e përzuri nga shtëpia gruan e tij në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Më: 19 mars 2024 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike si dhe ka kanosur gruan e tij duke e larguar nga shtëpia.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:30, në Gjakovë.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka qenë e shqetësuar dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe ka kanosur viktimën femër kosovare–bashkëshorten e tij duke e larguar nga shtëpia. Viktima ka qenë e shqetësuar, dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat