Babë e bir përleshen mes vete në Istog, përfundojnë të dy në Polici

Kronikë e zezë

Babë e bir përleshen mes vete në Istog, përfundojnë të dy në Polici

Më: 19 mars 2024 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Zënkat mes anëtarëve të familjes janë të shpeshta dhe ka raste kur eskalojnë në dhunë psikike e fizike, por edhe në kanosje ndaj njëri-tjetri. Për pasojë, Policia jo rrallëherë detyrohet të ndërhyjë në situata të tilla, siç ka ndodhur dje pasdite në Istog.

Media mëson se këtë herë në rast janë përfshirë babë e bir, që u kapën pas një konflikti verbal që kanë pasur mes vete.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se fillimisht babai e ka kapur për fyti të birin e më pas edhe ky i fundit është përleshur me të, derisa ka intervenuar një familjar.

Për ta qetësuar situatën, i njëjti ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe më pas rasti është denoncuar në Polici.

Si rezultat, të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat