Arrestohet një person në Leposaviq dhe i konfiskohet një pushkë gjuetie – lejen e armës e kishte nga Serbia

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Leposaviq dhe i konfiskohet një pushkë gjuetie – lejen e armës e kishte nga Serbia

Më: 18 mars 2024 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pushke gjutie e kalibrit 5.5 mm si dhe leja e armës nga shteti i Serbisë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 11:00, në Leposaviq.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e kalibrit 5.5 mm dhe leja e armës e lëshuar nga shteti i Serbisë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat