Deponohen në BQK 2239 euro të falsifikuara nga një zyrtar i një banke

Kronikë e zezë

Deponohen në BQK 2239 euro të falsifikuara nga një zyrtar i një banke

Më: 16 mars 2024 Në ora: 08:52
Foto nga takimi

Rastet e falsifikimit të parave po vazhdojnë të raportohen në Policinë e Kosovës. Në raportin 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se një rast i tillë është raportuar edhe dje në Prishtinë.

Siç njoftojnë nga policia, rasti është raportuar nga një zyrtar i Bankës Qëndrore të Kosovës.

Zyrtari i BQK-së ka raportuar se një zyrtar i një banke ka deponuar 2239€ të falsifikuara, monedha metalike.

"Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 15.03.2024 - NN.  Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i BQK-së, ka raportuar se një zyrtar i një banke ka deponuar në BQK 2239€ monedha metalike të falsifikuara. Monedha janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar", thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat