Fyen policët dhe shtie me armë, i dyshuari me aftësi të kufizuar dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

Fyen policët dhe shtie me armë, i dyshuari me aftësi të kufizuar dërgohet në mbajtje

Më: 15 mars 2024 Në ora: 09:44
Ilustrim

Një qytetar i dyshuar me aftësi të kufizuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi gjatë tentimit për t’ia larguar armën, i ka fyer policët dhe ka shtënë me armë.

Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar nga ekipi i emergjencës në Lipjan të cilët kishin kërkuar asistencën e policëve gjatë trajtimit të personit të dyshuar me aftësi të kufizuar.

I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në repartin e Psikiatrisë në QKUK dhe pastaj me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Lipjan 14.03.2024-15:45. Raportohet se nga një Ekip i emergjencës se Lipjanit, është kërkuar asistencë nga policia për një rast trajtimi të personit dyshohet me aftësi të kufizuar, mashkull kosovar, dhe me të arritur të shtëpia e personit, gjatë komunikimit me njësitë policore, i dyshuari i cili kishte një armë në dorë, ka filluar fyerjet në drejtim të zyrtarëve policorë. Zyrtarët policorë kanë kërkuar që i njëjti ta dorëzoj armën, mirëpo ai nuk ka dorëzuar armën por ka shtënë një herë duke goditur murin e shtëpisë dhe ka ikur brenda në shtëpi duke u mbyllur në një dhomë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe njësitet përkatëse policore, ku në mënyrë është arrit të arrestohet i dyshuari , të cilit iu është konfiskuar arma me 7 fishekë të kalibrit 6 mm dhe një gëzhojë . I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në repartin e psikiatrisë, dhe pas tretmanit mjekësor, me urdhër të Prokurori është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat