Policia kërkon ndihmë në kapjen e një personi për vjedhje

Kronikë e zezë

Policia kërkon ndihmë në kapjen e një personi për vjedhje

Më: 12 mars 2024 Në ora: 17:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmë në kapjen dhe identifikimin e një personi i cili dyshohet për vjedhje.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se personi në fjalë dyshohet për një vjedhje të shkaktuar më 24 janar të këtij viti.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja” të ndodhur më 24.01.2024, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me  informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit  të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo  lokalizimin e  vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”.

“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat