Një person në Gjilan sulmoi fizikisht dy policë, derisa ishin duke e transportuar për në spital

Kronikë e zezë

Një person në Gjilan sulmoi fizikisht dy policë, derisa ishin duke e transportuar për në spital

Më: 10 mars 2024 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një person në Gjilan, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Siç thuhet në njoftim, policët ishin duke e transportuar të dyshuarin për tretman mjekësor.

“Një i dyshuar m/k është arrestuar për arsye se derisa kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa po e transportonin për tretman mjekësor. I dyshuari paraprakisht ishte sjellë në stacion lidhur me një rast tjetër. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat