Përfshihet nga zjarri xhamia e vjetër në Mamushë

Kronikë e zezë

Përfshihet nga zjarri xhamia e vjetër në Mamushë

Më: 8 mars 2024 Në ora: 17:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Të enjten është përfshirë nga zjarri Xhamia e Vjetër në Mamushë.

Rastin për kk.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi theksoi se nga zjarri janë përfshirë vetëm dëme materiale.

Ai shtoi se zjarri dyshohet se ka ndodhur si pasojë e energjisë elektrike.

“Me datën 07.03.2024 rreth orës 14:00 ne SP Mamushë kemi marrur informatë për një incident zjarri ne xhaminë e vjetër ne Mamushë, në vendngjarje ka dalur patrulla dhe Hetimet e stacionit ,gjithashtu ekipi i forenzikës nga Suhareka dhe Inspektoret Komunal të zjarreve nga ekipi zjarrfikës është lokalizuar zjarri, për momentin shkaqet nuk dihen por dyshohet si pasoj e rrymës elektrike. Dëmet janë te natyrës materiale”, u shpreh Bytyqi.

Ai bëri me dije se rasti është nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat