Digjet një lokal në Zveçan, dëmi konsiderohet të jetë i lartë

Kronikë e zezë

Digjet një lokal në Zveçan, dëmi konsiderohet të jetë i lartë

Më: 8 mars 2024 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Në Zveçan një qytetare ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një lokali të saj qëllimshëm.

Siç njofton policia vlera e dëmit është e lartë dhe është duke u hetuar.

“Zveçan 08.03.2024 – 00:45. Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin butikut të saj, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Lidhur me rastin ankuesja dyshon se zjarri i është vënë qëllimshëm nga persona të dyshuar.

Sipas ankueses, vlera e dëmit është e lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat