​Arrestohet një i dyshuar për grabitje në Ratkoc të Rahovec, policia në kërkim të personit tjetër

Kronikë e zezë

​Arrestohet një i dyshuar për grabitje në Ratkoc të Rahovec, policia në kërkim të personit tjetër

Më: 7 mars 2024 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Më datën 23.02.2024 në Ratkoc-Rahovec është raportuar një rast grabitjeje ku persona të maskuar nën kërcënimin e armës, kishin grabitur stoli ari dhe para të gatshëm nga dy persona, me ç’rast këta të fundit kishin pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes, në kohën e incidentit, ishte gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një fishekë.

Sektori i Hetimeve Rajonale ka identifikuar veturën, e cila dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit me rastin e grabitjes. Ndërsa më 05.03.2024, është zbatuar urdhër kontroll i lëshuar nga gjykata në dy lokacione të ndryshme.

Gjatë kontrollit një njërin lokacion është gjetur dhe sekuestruar një amë zjarri automatike AK47 me një karikator dhe dy fishekë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin e grabitjes.

Mbi dyshimin e përfshirjes në rastin e raportuar është arrestuar një person, mashkull kosovar (1994), i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që policia është në kërkim edhe të një dyshuari tjetër të identifikuar, po ashtu mashkull, kosovar, i lindur në vitin 1984. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat