Vdes një person nga Ferizaji, dyshohet se aksidentalisht ra në lumin Morava, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Vdes një person nga Ferizaji, dyshohet se aksidentalisht ra në lumin Morava, policia jep detaje

Më: 5 mars 2024 Në ora: 22:40
Lumi Morava

Një person, 69-vjeçar nga Ferizaj, ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare “Dheu i Bardhë”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka treguar se rasti është duke u hetuar, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

“Policia e Kosovës SP Ranilluk ka njoftuar se kanë marrë një informatë se një person mashkull shqiptar shtetas i Kosovës (1955) nga Ferizaji dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare ,,Dheu i bardhë’’. Sipas informatave të para i ndjeri së bashku me fëmijët e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të PK ,,Dheu i bardhë ‘’. Në afërsi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lum”, ka potencuar Hashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat