Të shtënat në Prishtinë, dalin detaje të reja/ Të dyshuarit gjuajtën në afërsi të shtëpisë së Salih Sekiraqës

Kronikë e zezë

Të shtënat në Prishtinë, dalin detaje të reja/ Të dyshuarit gjuajtën në afërsi të shtëpisë së Salih Sekiraqës

Më: 4 mars 2024 Në ora: 22:55 Përditësuar në ora: 23:34 më 04.03.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjuajtja me armë në afërsi të shtëpisë së Salih Sekiraqës, Policia zbardhë detajet e fundit për rastin

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar para pak minutash në rrugën “Shaip Spahiu”, në Lagjen e Muhaxherëve, në Prishtinë.

Media mëson ekskluzivisht se të dyshuarit kanë gjuajtur në afërsi të shtëpisë së Salih Sekiraqës.

Për rastin ka folur edhe Policia e Prishtinës, e cila ka konfirmuar se krismat janë dëgjuar rreth orës 21:40, në dy lokacione afër rrugës “Bedri Shala” në Prishtinë, aty ku edhe ndodhi plagosja Pajtim Gashit gjatë ditës së sotme.

Njoftimi i plotë

Sot rreth orës 21:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë dy lokacione afër rrugës Bedri Shala në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar.

Të dyshuarit gjuajtën në afërsi të shtëpisë së Salih Sekiraqës

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar para pak minutash në rrugën “Shaip Spahiu”, në Lagjen e Muhaxherëve, në Prishtinë.

Media mëson ekskluzivisht se të dyshuarit kanë gjuajtur në afërsi të shtëpisë së Salih Sekiraqës.

Në pamjet që ka siguruar nga media shihen shumë policë në vend të ngjarjes.

Pamjet mund ti shikoni KETU

Dyshohet për të shtëna me armë në Lagjen e Muhaxherëve, shumë policë në vend të ngjarjes

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar para pak minutash në rrugën “Shaip Spahiu”, në Lagjen e Muhaxherëve, në Prishtinë.

Në pamjet që ka siguruar media shihen shumë policë në vend të ngjarjes.

Ndërsa akoma nuk dihen motivet e të shtënave me armë.

Policia e Prishtinës ende nuk ka folur për rastin.

Pamje mund ti ndiqni KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat