Një fëmijë dy vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit, rasti po hetohet

Kronikë e zezë

Një fëmijë dy vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit, rasti po hetohet

Më: 4 mars 2024 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Një fëmijë dy vjeçar të dielën është dërguar pa shenja në spitalin e Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini.

Sipas tij, fëmija nuk ka pasur ndonjë traumë apo shenjë të dhunës fizike, mirëpo siç tha ai nga mjeku kujdestar është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

E vërtetë është sjellë një fëmijë pa shenja jete në spital. Nuk ka asur të dhëna prej familjarëve që ka qenë e sëmurë. Përvec që e kanë përmend që e ka pas një plogështi dhe si duket sipas tyre e kanë gjetur në dhomë të vdekur. Është sjellë në spital pa shenja jete, nuk ka pas shenja të traumës apo të dhunës fizike. Prej mjekut kujdestar kjo është vlerësuar si vdekje e dyshimtë. Janë lajmëruar policia dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML”, ka thënë Emini.

Edhe në raport të Policisë bëhet e ditur se rasti është nën hetime.

Është raportuar se në spitalin rajonal është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat