Tre persona e plaçkitin 24-vjeçarin te Parku i Qytetit në Prishtinë, ia marrin zinxhirin e arit në vlerë të 6 mijë eurove

Kronikë e zezë

Tre persona e plaçkitin 24-vjeçarin te Parku i Qytetit në Prishtinë, ia marrin zinxhirin e arit në vlerë të 6 mijë eurove

Më: 2 mars 2024 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate te Parku i Qytetit në Prishtinë, ku tre persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë plaçkitur një person.

Burimet e medias kanë zbardhur detaje nga rasti me të cilin u përball 24-vjeçari, ku të dyshuarit me anë të përdorimit të forcës dyshohet se ia vodhën nga zinxhirin e arit që e mbante në qafë, kuletën dhe telefonin mobil.

Bazuar në dëshminë e viktimës, vlera e zinxhirit kap vlerën e rreth 6 mijë eurove, ndërsa telefoni bën rreth 1 mijë euro. I njëjti ka marrë edhe ndihmë mjekësore në spital, si pasojë  e lëndimeve që mori.

Ndërkohë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat