Malishevë: Babai e denoncon në Polici djalin e tij, ankohet se ushtron dhunë psikike ndaj familjarëve

Kronikë e zezë

Malishevë: Babai e denoncon në Polici djalin e tij, ankohet se ushtron dhunë psikike ndaj familjarëve

Më: 2 mars 2024 Në ora: 00:25
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Malishevë, ku një person ka denoncuar në Polici djalin e tij 23-vjeçar.

Burimet e medias kanë bërë me dije se 66-vjeçari ka pohuar që i biri në vazhdimësi ushtron dhunë psikike ndaj familjarëve dhe demolon orenditë shtëpiake.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore janë vënë në lëvizje që të arrestojnë të dyshuarin, mirëpo i njëjti nuk është kapur ende.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të lokalizohet vendndodhja e 23-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat