​Aksident para MASHTI-it, dyshohet se ka humbur jetën një person

Kronikë e zezë

​Aksident para MASHTI-it, dyshohet se ka humbur jetën një person

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Një person dyshohet se ka vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën “Agim Ramadani”, përpara objektit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjitë.

Sipas pamjeve, një veturë e ka goditur shtyllën dhe si pasojë dyshohet se një këmbësor ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i Ambulancës dhe Polica e Kosovës, me ç’rast po bëjnë ekzaminimet. 

Hetimet po vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat