Policia konfiskon drogë në Burgun e Dubravës

Kronikë e zezë

Policia konfiskon drogë në Burgun e Dubravës

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Substanca narkotike janë konfiskuar gjatë muajit shkurt në Qendrën Korrektuese Dubravë.

Policia bën të ditur se substancat narkotike janë gjetur gjatë kontrollimit të hapësirave brenda Qendrës Korrektuese.

“Qendra Korrektuese Dubravë, 12.02.2024-14:00. Bazuar në raportin e bastisjes të përpiluar nga oficerët korrektues, raportohet se gjatë kontrollimit të hapësirës në mes të pavijonit 5 dhe 6 është gjetur 3 gram marihuanë e ndarë në katër copa letre. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet tutje nga anti-droga e Pejës”, thuhet në njoftim.

Kurse, më datë 17 shkurt, policia po ashtu ka konfiskuar drogë.

“Bazuar në raportin e bastisjes të përpiluar nga oficerët korrektues, raportohet se gjatë kontrollimit të hapësirës në mes të pavijonit 5 dhe 6 është gjetur 4 gram marihuanë e ndarë në shtatë copa letra”.

Drogë po ashtu është gjetur edhe më 22 shkurt.

“Bazuar në raportin e bastisjes të përpiluar nga oficerët korrektues, raportohet se gjatë kontrollimit të hapësirës së pavijonit 6 është gjetur një qese e zezë me 15 gram marihuanë e ndarë në 14 qese të vogla”, theksohet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit rastet vazhdojnë të hetohen tutje nga anti-droga e Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat