Zjarri bën shkrumb e hi një vilë në Ferizaj, shkaktohen mbi 50 mijë euro dëme

Kronikë e zezë

Zjarri bën shkrumb e hi një vilë në Ferizaj, shkaktohen mbi 50 mijë euro dëme

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 16:02
Ilustrim

Një zjarr i madh ka kapluar një vilë në fshatin Dardani në Ferizaj mbrëmë rreth orës 18:00.

Pronari i vilës ka kërkuar ndihmën e organeve kompetente, me ç’rast të gjitha njësitë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ekipi i zjarrfikësve ka arritur që të lokalizojë zjarrin dhe ta shuajë atë në tërësi.

Po ashtu në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Bazuar në dëshminë e pronarit të vilës, objekti është djegur me pajisjet brenda saj dhe dëmi kap vlerën e mbi 50 mijë eurove.

Momentalisht nuk dihen shkaqet e zjarrit, teksa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Incident zjarri’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat