Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një 22-vjeçar

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një 22-vjeçar

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 15:32
Ilustrim

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr.

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar edhe mbrëmë në rrugën ‘Jeton Tërstena’ në Vushtrri.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në dy lokacione të ndryshme, kanë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja që dyshohet se janë të armës që u përdor në rastin.

Pas veprimeve hetimore, njësitë policore kanë arritur që ta identifikojnë të dyshuarin dhe i njëjti është arrestuar.

22-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërkohë që i është sekuestruar edhe arma të cilën dyshohet se e përdori.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor në dyshimet se ka kryer veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Përdorim i armës, apo mjetit të rrezikshëm’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat