Gjendet i moshuari që u raportua i zhdukur në Fushë Kosovë, thotë se ishte me shokë dhe telefoni i mbeti pa bateri

Kronikë e zezë

Gjendet i moshuari që u raportua i zhdukur në Fushë Kosovë, thotë se ishte me shokë dhe telefoni i mbeti pa bateri

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 14:28
Ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Fushë Kosovë, ku një 68-vjeçar ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e tij.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se djali i të moshuarit e ka raportuar babanë e tij të zhdukur dhe denoncimi i tij ka aktivizuar organet e rendit që të nisin hetimet për gjetjen e tij.

Sinjali mëson se i moshuari është kthyer vetë në shtëpi dhe i njëjti ka deklaruar se ka qëndruar me shokët e tij në fshatin Orllan, por nuk ka arritur që të lajmërohet për shkak se i kishte mbaruar bateria e telefonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat