Një 23-vjeçare nga Shkodra ka humbur jetën tragjikisht në duart e mjekëve të këtij spitali. Sipas informacioneve të para të policisë, e reja dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e konsumimit të fostoksinës.
Ende nuk dihej detaje për ngjarjen, teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që mund të kenë shtyrë të renë drejt vetëflijimit.
Njoftimi i policisë:
Në Spitalin Rajonal Shkodër, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasja S. H., 23 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila më pas ka humbur jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën, si pasojë e konsumimit të lëndës helmuese fostoksinë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.