Plas sherri në një familje në Prizren, i riu përdorues i narkotikëve ushtron dhunë ndaj babait, nënës e motrës

Kronikë e zezë

Plas sherri në një familje në Prizren, i riu përdorues i narkotikëve ushtron dhunë ndaj babait, nënës e motrës

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Telashet familjare janë të shpeshta, ku anëtarët përleshen mes vete apo pësojnë nga kryefamiljari. E këto zënka shpesh herë kalojnë edhe muret e shtëpisë, duke u nevojitur kështu ndërhyrja e Policisë së Kosovës për të zgjidhur problemet.

Në Polici kanë përfunduar edhe disa anëtarë të një familjeje në Prizren, pasi djali dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait, nënës dhe motrës së tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktimat kanë denoncuar rastin në Polici, ku kanë bërë me dije se 20-vjeçari është edhe përdorues i substancave narkotike dhe i njëjti ka shkelur urdhrinmbrojtës të lëshuar nga Gjykata.

Njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit, pasi i njëjti është në arrati.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat