Prishtinë: Nën ndikim të lëndëve narkotike sulmon zyrtarë policorë, arrestohet i dyshuari dhe dy të tjerë

Kronikë e zezë

Prishtinë: Nën ndikim të lëndëve narkotike sulmon zyrtarë policorë, arrestohet i dyshuari dhe dy të tjerë

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Janë arrestuar tre persona në Prishtinë, pasi që njëri nga ta, nën ndikimin e substancave narkotike ka sulmuar fizikisht zyrtarë policorë.

Dy të dyshuarit e tjerë kanë penguar në kryerjen e detyrës zyrtare.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që njëri nga të dyshuarit nën ndikim të substancave narkotike ka sulmuar fizikisht viktimat meshkuj kosovarë zyrtarë policor, ndërsa dy të dyshuarit tjerë kanë penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës zyrtare. 

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit  pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat