E tmerrshme: 64-vjeçari ngacmon seksualisht mbesën e tij, e kërcënon me thikë dhe i thotë se e do për grua

Kronikë e zezë

E tmerrshme: 64-vjeçari ngacmon seksualisht mbesën e tij, e kërcënon me thikë dhe i thotë se e do për grua

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Vajzat dhe gratë janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë të miturat, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur. Të tilla ngjarje bëhen edhe më të trishta kur ndodhin brenda familjes.

Një rast i tmerrshëm dyshohet se ka ndodhur të hënën në Fushë Kosovë, ku një 64-vjeçar po dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij, të moshës së mitur.

Media ka mësuar detaje e trishta të asaj që ndodhi në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e familjes së tyre, kur i dyshuari u fut në dhomën e viktimës.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se 64-vjeçari po dyshohet se fillimisht e ka kapur viktimën për rrobave dhe ka tentuar ta tërheqë, duke e kërcënuar me një thikë në dorë.

Për të mos mbaruar me kaq, sipas informacioneve të para, i dyshuari i është drejtuar mbesës duke i thënë se do ta marrë për grua, situatë kjo që e ka shqetësuar vajzën.

Të njëjtat burime thonë se viktima ka arritur që të ikë nga shtëpia, ndërkohë që rasti është denoncuar në Polici.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorit të Shtetit.  

Ndryshe, i dyshuari për këtë rast rrezikon të dënohet me burgim. Sipas Kodit “kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti personin i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike apo mendore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat