E rëndë: Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës, Policia nis hetimet

Kronikë e zezë

E rëndë: Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës, Policia nis hetimet

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në mbrëmje në Gjakovë, ku një foshnje u dërgua pa shenja jete në spitalin rajonal. Për rastin tashmë kanë nisur hetimet nga Policia që pritet të zbardhin shkakun e vdekjes dhe rrethanat e tjera.

Kështu kanë bërë me dije burimet brenda Emergjencës, me ç’rast njoftuan se foshnja 3-muajshe është dërguar në Spitalin e Gjakovës rreth orës 21:00 nga prindërit, që dyshonin se fëmija i tyre ishte pa shenja jete.

Pas ekzaminimeve për shenja vitale, ekipi mjekësor e ka konfirmuar se foshnja fatkeqësisht ka humbur jetën.

Lidhur me rastin është njoftuar menjëherë Policia dhe ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili njoftoi se me me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe është iniciuar rasti ‘Hetim i vdekjes’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat