Garat ilegale në Vushtrri: Gjobiten me nga 150 euro dhe me nga një pikë negative gjashtë shoferë

Kronikë e zezë

Garat ilegale në Vushtrri: Gjobiten me nga 150 euro dhe me nga një pikë negative gjashtë shoferë

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Njësitet e policisë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë identifikuar dhe proceduar masa ndëshkimore ndaj gjashtë shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjobat prej 150 euro, si dhe nga një pikë negative.

“Kundërvajtësit janë hasur në dy lokacione të ndryshme në Vushtrri, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor ishin duke bërë gara sportive me vetura duke penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.

Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjobat prej 150 euro, si dhe nga një (1) pikë negative”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat