Digjen disa hektarë mal në një fshat të Dragashit dhe në një fshat të Prizrenit

Kronikë e zezë

Digjen disa hektarë mal në një fshat të Dragashit dhe në një fshat të Prizrenit

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në një fshat të Dragashit dhe në një fshat të Prizrenit, janë djegur disa hektarë mal, që janë pronë shoqërore.

Rastet e djegies kanë ndodhur ditën e shtunë, ndërsa nga rastet nuk raportohet për persona të lënduar.

“Fsh. Rapq, Dragash 10.02.2024 – 19:17. Si pasojë e një zjarri që dyshohet të jetë shkaktuar nga defekti në një shtyllë elektrike janë djegur disa hektarë mal pronë shoqërore. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë vënë zjarrin në kontroll, mirëpo për shkak të erërave të mëdha ka rrezik që të përhapet përsëri. Nuk raportohet për të lënduar”.

“Fsh. Peçiç, Prizren 10.02.2024. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura janë duke djegur disa hektarë mal pronë shoqërore. Zjarrfikësit i janë përgjigjur thirrjes, por për shkak se terrenit të papërshtatshëm nuk po arrijnë të intervenojnë. Nuk raportohet për të lënduar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat